1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Portret i një burri me syze dhe pamje serioze veshur me pullover të errët në një sfond gri
Paul HockenosFotografi: Hayyan Al Yousouf

Paul Hockenos

Paul Hockenos është një autor amerikan, që banon në Berlin, i specializuar në energjinë e rinovueshme dhe krizën klimatike në Evropë.

Paul shkruan  rregullisht në Foreign Policy, The Nation, New York Times, CNN Opinion dhe media të tjera. Për Deutsche Welle-n punon prej viteve 1990, si reporter nga lufta dhe proceset e paqes në Evropën Juglindore.

Është autor i vlerësuar me çmime, ka shkruar pesë libra mbi çështjet evropiane, më së fundmi Berlin Calling: A Story of Anarchy, Music, The Wall dhe Birth of the New Berlin. Ai ka qenë bashkëpunëtor në Akademinë Amerikane në Berlin, në Fondin Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara dhe në Kolegjin e Gazetarisë në Evropë. Ai ka fituar shumë grante, si nga Journalismfund Europe, me të cilin ka punuar së bashku me Deutsche Welle në një speciale për energjinë e rinovueshme dhe komunitetet e energjisë qytetareEvropë.

Ai ka punuar si redaktor në Foreign Policy, The Guardian Newsweekly dhe Internationale Politik. Në kohën e tij të lirë, Paul shkon në koncerte indie, gatuan, lexon në kafene dhe praktikon joga. Ai ka jetuar në Greqi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Hungari dhe Britani të Madhe.