1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE: Lëvizja e energjisë ekologjike po përhapet

4 Mars 2024

Kolektivat demokratike të qytetarëve për prodhimin e energjisë në pesë vende anëtare të BE-së, Bullgari, Kroaci, Gjermani, Greqi dhe Poloni janë duke sjellë ndryshime në trancizionin europian drejt energjisë ekologjike.

https://p.dw.com/p/4d61M
Çift i moshuar i gëzuar që qëndron  në mes të një parku  panelesh diellore. Gruaja, e veshur me një këmishë rozë të lehtë, është mbështetur në panelet diellore dhe buzëqesh ngrohtësisht drejt kamerës. Burri, me mjekër të bardhë të plotë, ka veshur një këmishë të bardhë me jelek të kuq, syze të varura rreth qafësj, dhe buzëqesh, në dorë mban një luledielli
Kolektivat e energjisë - Ursula dhe Michael Sladek nga kolektivi energjitik, EWS Schönau, një nga kooperativat e para energjitike në GjermaniFotografi: EWS Schönau

Lëvizja qytetare për energji në Bashkimin Europian është duke u zgjeruar, dhe megjithëse me hope dhe në fillimet e saj, ajë është duke përfshirë edhe jugun dhe qendrën e Europës lindore, ku kolektivat e energjisë ekologjike kanë qenë të panjohura deri para pak kohësh.

Forca nxitëse për këtë përhapje ka të bëjë kthesën e bërë  që parashikon që deri në vitin 2024, komunitetet e energjisë ekologjike duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë aktivitetin e tyre në çdo shtet anëtar të BE-së, ashtu siç kanë bërë mijëra prej tyre krijuar më parë në veri të kontinentit.

Në fund të këtij viti, çdo vend i BE-së duhet të ketë bërë përshtatjen e legjislacionit, që i jep mundësinë kolektivave qytetare të energjisë së regjenerueshme të prodhojnë energjinë për vete, të operojnë parqet e tyre të energjisë dhe të shesin dhe ndajnë me të tjerët energjinë që prodhojnë.

Kjo gjë do të kontribuojë në shumë mënyra që deri në vitin 2050, BE të mos emetojë më dioksid karboni, duke arritur kështu synimin kryesor të Marrëveshjes ekologjike europiane, European Green Deal.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen prezanton para pultit planin e Green Deal për industrinë në BE
BE do të mos emetojë më dioksid karboni deri në vitin 2050Fotografi: Yves Herman/REUTERS

Më shumë se sa vetëm brez i energjisë ekologjike

Megjithëse kthimi i konsumatorëve të energjisë në prosumer (njerëz që e prodhojnë vetë energjinë që konsumojnë) është shumë i rëndësishëm për kolektivat e energjisë ekologjike, këto komunitete janë shumë më tepër se sa vetëm prodhues energjie ekologjike.

Lëvizja e energjisë qytetare ka lindur në Gjermani dhe Danimarkë në vitet 1980-të dhe ka të bëjë me demokratizimin e energjisë, një sektor me strukturë shumë hierarkike dhe procedura jo transparente.

Në të kaluarën, konsumatorët i kanë pas paguar faturat e energjisë dhe kanë pas fituar akses në ngrohje dhe energji me një lëvizje gishti, pa bërë shumë pyetje. Bizneset e pista me nxjerrjen e mineraleve dhe prodhimin e energjisë ndodhnin diku gjetkë, larg popullsisë dhe shpesh kanë qenë zhvendosur në vende të tjera. Ndërmarrjet publike korrnin fitime të mëdha, po ashtu pa bërë shumë pyetje.

Modeli i kooperativave në Gjermani

Por ndotja e ajrit, rreziku i centraleve atomike dhe ndryshimi i klimës i bënë  qytetarët e shqetësuar të detyroheshin të nisnin aksionet.

Në Gjermani, pionierët e parë që organizuan qytetarët dhe mblodhën para për të blerë ferma diellore, parqe me mullinj ere dhe madje rrjete të tëra energjie, u mbështetën në një model shoqërie të shekullit të 19-të, modelin e "Genossenschaften" (kooperativave). Në vitet 1990-të, ata fituan të drejtën t'ia shisnin prodhimin e tyre ndërmarrjeve publike dhe në vitin 2000, të siguronin çmime të rregulluara që jepnin mundësi për të marrë mbrapsht investimin e bërë. 

Rritja e numrit të kooperativave ka qenë hapi i parë i rëndësishëm për tranzicionin energjetike të Gjermanisë "Energiewende,"frutet e të cilës kanë bërë që më shumë se gjysma e energjisë elektrike të vendit, të prodhohet me rrugë ekologjike.

Kolektiva të mëdhenj dhe të vegjël

Tani në Europë ekzistojnë lloje të ndryshme kolektivash energjie. Por sot ato nuk fokusohen vetëm në mos emëtimin e dioksidit të karbonit dhe në energjinë e prodhuar nga era, por edhe në rritjen e eficiencës energjetike, ruajtjen e energjisë që nuk përdoret, biomasat, transportimin e qëndrueshëm dhe fleksibilitetin.

Disa prej kolektivave janë të vogla, me një numër të vogël anëtarësh, por të tjera sipër shembull EWS Schönau në Gjermani dhe Ecopower në Belgjikë, furnizojnë me energji të regjenerueshme dhjetra mijëra ekonomi shtëpiake. Organizata joqeveritare me qendër në Bruksel, Rescoop.eu, që mbështet me vendosmëri energjinë e prodhuar nga qytetarët, vlerëson se ekzistojnë 2250 kooperativa energjie që mbahen nga 1,5 milionë qytetarë në gjithë kontinentin.

Kooperativat e energjisë janë jo-fitimprurëse, projekte me bazë vullnetare që janë organizuar në mënyrë demokratike. Anëtarët e kooperativave mund të ndajnë me të tjerët të ardhurat e nxjerra nga kooperativa dhe zakonisht mund të blejnë energjinë që ju nevojitet me çmime që janë më të ulta se sa çmimet e tregut.

Në shumë kooperativa, secili anëtar ka në dispozicion një votë për marrjen e vendimeve, pavarësisht nga sasia e aksioneve që ka në kooperativë.

Zbatim jo i njëjtë i ligjeve në Europë

Legjislacioni i BE-së, që është pjesë e Paketës së energjisë ekologjike për të gjithë europianët, e vendos në një nivel të ri fenomenin e energjisë qytetare, megjithëse në disa vende ka ende shumë për të bërë derisa kolektivat e energjisë ekologjike të përparojnë.

Ky ka qenë rezultati i arritur nga pesë gazetarë në Bullgari, Kroaci,Gjermani, Greqi dhe Poloni, të cilët bashkëpunuan për të shkruar serinë me artikuj të Deutsche Welles, për komunitetet e energjisë ekologjike përtej kufijve, në vitin 2024.

Gjermania duhet të lejojë ndarjen e energjisë me të tjerët

Në Gjermani, fokusi ka qenë në kooperativën energjetike të qytetarëve në Rhein -Sieg, vendosur në Siegburg, në perëndim të Gjermanisë. Kjo kooperativë me 350 anëtarë ka 14 pika fotovoltaike në dhe përreth qytetit, si dhe një sipërmarrje për shpërndarjen e automjeteve elektrike.

Pamje nga fshati me shtëpi dhe një kishë me panele diellore në çati.
Në Gjermani ekzistojnë rreth 900 kooperativa energjie, njëra prej tyre në SchönauFotografi: EWS Schönau GmbH

Megjithëse në Gjermani ekzistojnë rreth 900 kooperativa energjie, legjislacioni i BE-së thotë se ligjet gjermane të kooperativave energjetike nuk bëjnë përcaktimin e duhur ligjor të kooperativave, siç duhet ta bëjnë.

Kooperativa Rhein- Sieg kërkon të fillojë me "ndarjen e energjisë”, që do të thotë ta venë energjinë e prodhuar me rrugë ekologjike direkt në dispozicion të anëtarëve të tjerë të kooperativës ose konsumatorëve lokalë të interesuar, me çmim të arsyeshëm. Kjo ka qenë e pamundur deri tani, sepse kooperativat kërkojn[ të përdorin rrjetin lokal të energjisë, duke mos i rritur shumë kostot.

"Në Gjermani, kushdo që shet energji elektrike nëpërmjet rrjetit publik  konsiderohet automatikisht tregtar energjie dhe duhet të paguajë taksat, sipërshembull taksat e energjisë elektrike, si dhe t'i paguajë operatorit të rrjetit tarifën e transmetimit të energjisë," shpjegon Felix Schäfer, bashkëthemelues dhe bashkëkryetar i Bürgerwerke, një kooperativë dhe tregtues energjie, që tregon energjinë e prodhuar në Gjermani nga komunitetet e energjisë së regjenerueshme. Kjo, i tha ai Deutsche Welles, do të thotë që kooperativat t'ia kalojnë konsumatorëve kostot e larta të ndarjes së energjisë.

Për fat të keq legjislacion joeficient në disa vende

Ndryshe nga Gjermania, kolektivat e energjisë ekologjike janë gjë e re në Bullgari, Kroaci, Greqi dhe Poloni.

Pionierë si puna e vëllezërve Georgiev në Belozem të Bullgarisë dhe Roman Kaczmarcykit, kryetarit të Bashkisë të qytetit polak me banja termale, Ladek- Zdroj, kanë filluar të krijojnë kolektivat e tyre të energjisë duke u mbështetur në legjislacionin ekzistues. Ata kanë hasur vështirësi me autoritetet në vendet e tyre, po ashtu siç kanë hasur vështirësi kolegët e tyre në Kroaci dhe Greqi.

Të gjithë këta pionierë energjie patën shpresuar që përshtatja e legjislacionit të BE-së në vendet e tyre të krijonte shance të reja, duke lejuar lulëzimin e kolektivave të tyre dhe joshur të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Por operatorët e rrjeteve të energjisë nuk janë duke bashkëpunuar dhe megjithëse legjislacioni ka hyrë në fuqi, ai nuk mjafton aktualisht për të bërë funksionimin e plotë të kooperativave të energjisë.

Optimizëm megjithë rrugën e gjatë përpara

Në Kroaci, për shembull organizata joqeveritare që mbështesin prodhimin dhe shitjen e energjisë nga kolektivat qytetare, ankohen se legjislacioni kroat për energjinë përmban kufizime të pajustifikueshme. Autoritetet kroate e kufizojnë deri në 500 kilovat energjinë që del nga parku solar i komunitetit qytetar, sasi për prodhimin e të cilës duhen më pak se 1 mijë panele diellorë. Po ashtu nga komunitetet kërkohet që të mos jenë fitimprurëse, por edhe që të punësojnë një ekspert, një kërkesë e madhe kjo për projektet me bazë vullnetare.

Në fakt, komunitetet qytetare të energjisë në Kroaci duhet të plotësojnë gati të njëjtat kushte që duhet të plotësojnë projektet e fermave të mëdha me mullinj ere me vlerë prej qindra milionë eurosh.

Por, megjithë pengesat dhe vështirësitë, optimizmi nuk mungon aktualisht. Sipas një studimi, 61 përqind e të pyeturve nëpër Europë thonë se e imagjinojnë veten që të marrin pjesë në një kooperativë qytetare energjie. Për më tepër, mbështetja është e madhe në vendet që sapo kanë filluar të eksperimentojnë me krijimin e kooperativave qytetare të energjisë: Rumani (85%), Itali (75%), Bullgari (75%), Poloni (74%), Greqi (71%) dhe Spanjë (69%).

Dhe tani pionierët e energjisë qytetare kanë mbështetjen BE në të gjitha fushat.

Redaktoi: Rüdiger Rossig dhe Aingeal Flanagan

Shkronjat Journalismfund Europe me të zezë në një katërkëndsh të  bardhë. Në të majtë  forma abstrakte e një syri jeshil.
Logo e Journalismfund Europe, Fondacioni ka financuar serinë e DW për komunitetet energjetike

Ky artikull është pjesë e një serie artikujsh për komunitetet energjetike në Bashkimin Europian, shkruar me mbështetjen e Journalismfund Europe

Ky artikull është botuar për  here të pare në anglisht

Portret i një burri me syze dhe pamje serioze veshur me pullover të errët në një sfond gri
Paul Hockenos autor me fokus te energjia e rinovueshme dhe kriza klimatike në Evropë