1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pashkët në Gjermani: Vezë, zbukurime, lepuj prej çokollate

29 Mars 2024

Nga e Premtja e Zezë deri tek e hëna e Pashkës për të krishterët këto janë ndër ditët festive më të rëndësishme të vitit. Ja disa nga zakonet dhe traditat se si festohet kjo festë.

https://p.dw.com/p/4eEvF
Pashkë: Shportë me vezë dhe figura të ndryshme prej çokollate
Për Pashkë kudo sheh shporta me vezë dhe figura të ndryshme prej çokollateFotografi: Dusko Jaramaz/PIXSELL/picture alliance

Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura me vezë dhe lepuj prej çokollate. Këto janë shenjat e festës së Pashkës, festë që ka rrenjë të thella në kulturën perëndimore. Vezët dhe lepujt simbolizojnë një jetë të re dhe ringjalljen. Edhe natyra fillon e zgjohet, sepse po afrohet pranvera – një periudhë ideale për të festuar festën e ringjalljes së Jezu Krishtit.

Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura me vezë dhe lepuj prej çokollate.
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura me vezë dhe lepuj prej çokollate.Fotografi: Cesar Conventi/Fotoarena/IMAGO

Festa e Pashkës nuk festohet në një date fikse, por ndryshon nga viti në vit. E diela e Pashkës përkon gjithmonë me hënën e plotë të pranverës – që në shumicën e rasteve është në fund të marsit ose në fillim të prillit. Për të krishterët ditët nga e Premtja e Zezë, pra e premtja para Pashkës, deri tek e hëna e Pashkës janë ndër ditët festive më të rëndësishme të vitit.

Zakonet e kanë humbur brendësinë e tyre fetare

Edhe pse shumë prej zakoneve të Pashkës kanë rrënjë në besimin e krishterë, për shumë gjermanë këto zakone e kanë humbur rëndësinë e tyre fetare. Kështu pak vetë argjërojnë apo përkujtojnë ditën e së Premtes së Zezë ekzekutimin e dënimit me vdekje si dhe kryqëzimin e Jezusit, apo ringjalljen e Jezusit nga vdekja të dielën e Pashkës.

Muuhardt - Pus i zbukuruar me vezë dekorative shumëngjyrëshe
Muuhardt - Pus i zbukuruar me vezë dekorative shumëngjyrësheFotografi: A. Scholz/imageBROKER/picture alliance

Besimtarët që ndjekin meshat për Pashkët në kishë e përshëndesin njëri-tjetrit ditën e së Dielës së Pashkës me fjalët: "Krishti u ngjall” – "Vërtet u ngjall”.

Vezë dhe lepuj prej çokollate

Kudo sheh shportat me vezë dhe figura lepujsh prej çokollate dhe pemë të zbukuruara me vezë dekorative shumëngjyrëshe.

Për Pashkë në Gjermani shpesh shikon fëmijë që kërkojnë vezë apo ëmbëlsira në oborrin apo kopshtin e shtëpisë. Fëmijët janë të bindur se vezët, ëmbëlsirat apo dhuratat e tjera i ka fshehur  gjatë natës lepurushi i Pashkëve.

Vezët dhe lepurushë
Fëmijët janë të bindur se vezët apo dhuratat e tjera i ka fshehur gjatë natës lepurushi i Pashkëve.Fotografi: Patrick Pleul/dpa/picture alliance

Fshehja dhe kërkimi i ëmbëlsirave dhe i dhuratave të vogla është një traditë e bukur, të cilën gjermanët vazhdojnë ta ruajnë për pashkë.

Në zona të ndryshme ka edhe tradita lokale. P.sh. në Horhausen në landin Rheinland-Pfalzzhvillohet një garë ku çdo lojtar zgjedh një vezë të zier fort e të ngjyrosur dhe i hedhin ato. Ai që e hedh vezën më larg, fiton.