1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Një grua me flokët të mbledhura bisht, me xhaketë jeshile dhe shall me pika që shikon në kamera.
Jeanette Cwienk - e apasionuar pas temave mbi mjedisinFotografi: Privat

Jeanette Cwienk

Autore dhe redaktore me fokus mbi klimën, natyrën dhe mjedisin

Jeannette Cwienk punon si gazetare për mediat gjermane dhe është specializuar në raportimin mbi tema "të gjelbra" që lidhen me klimën, natyrën dhe mjedisin.

Jeannette punon për DW prej më shumë se dhjetë vjet. Pas studimeve për drejtësi, ajo kreu një trajnim për gazetari dhe nisi të punonte për kanalet publike gjermane, ARD dhe ZDF.

Është e apasionuar pas të gjitha temave që kanë të bëjnë me natyrën, mjedisin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në hulumtimet e saj, ajo fokusohet kryesisht në problemet urgjente të shkaktuara nga ndotja e mjedisit, kriza klimatike dhe kriza e specieve - dhe se çfarë mund të bëhet për to.

Jeannette e zbaton këtë njohuri edhe në jetën e saj private, duke bërë blerje në dyqane ku produktet nuk paketohen, duke udhëtuar me autobus, tren dhe biçikletë, e jo me makinë e duke shmangur udhëtimet ajrore për të kursyer energji.

Në kohën e lirë, asaj i pëlqen të kalojë kohë në natyrë dhe në kopsht. Ajo kombinon dashurinë e saj për natyrën dhe ushqimin e mirë në blogun e saj privat mbi bimët e egra të ngrënshme.