1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Europeo

11 Prill 2024

Ukrainë: Mjekët luftojnë për jetën e pacientëve në Dnjipro, Montpellier ofron trafikun urban falas, një organizatë ofron pushime falas pas sëmundjeve të rënda në Hungari, makaronat më të veçanta në botë vijnë nga Sardenja...

https://p.dw.com/p/4eeBl

Ukrainë: Mjekët e quajnë atë "fabrika e mbijetesës" - Në Dnjipro në spitalin Mecnikov janë pranuar më shumë se 24.000 ushtarë të plagosur ukrainas shumica nga zonat e puftës në Ukrainën lindore dhe jugore. Anestezistja e re Valentyna Lisnyca rrëfen për sakrificën e mjekëve që punojnë pa ndërperë për të shpëtuar të plagosurit e luftës.

Montpellier: Dhjetorin e kaluar qindra qytetarë të Montpelliesë franceze festuan hyrjen në një epokë të re të qytetit të tyre: fjala është për transportin publik falas. Montpellier ndjek kështu shembullin e Luksemburgut dhe Talinit. E gjitha financohet nga tatimi i mobilitetit për kompanitë. Por jo të gjithë e gëzojnë këtë privilegj të qytetit jugor francez.

Hungari: Sëmundjet kushtojnë, me këtë përvojë të hidhur është përballur edhe hungarezja Marika Tuus. Para vitesh ajo u diagnostikua me kancer në gji. Sëmundja nuk vuri në sprovë vetëm shëndetin e saj, por edhe buxhetin e familjes. Për pushime paratë nuk mjaftonin më, por falë një iniciative hungareze, për Marikan dhe familjen e saj erdhi edhe dita për pushime.

Sardenjë: I kemi shijuar shpesh, kushedi sa lloje makaronash, qofshin të gatuara mirë, apo keq...por këtë lloj makaroni nuk e njohin të gjithë - Ai quhet Su Filindeu -me një emër të veçantë, fijet e zotit -origjinën këto fije të zotit e kanë në Sardenjë, një specialitet që kërkon mundim në përgatitje, dhe shumë pak vetë e praktikojnë -DW takoi një kuzhinier që e rrëfen sekretin.